E akuzoi si kriminel, Elson Marku i pranishëm në Komisionin “5 maji”, Veliaj i bëri bisht
Elson Marku, personi që është akuzuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si ‘peshkaqeni i fajdeve’ dhe subjekt i OFL-së ka qenë sot i pranishëm në Komisionin e Ligjeve.
Veliaj duke komentuar protestën e banorëve te zona “5 majit”, tha se asnjë trafikant apo kriminel nuk mund ta ndalojë punën e nisur aty për strehimin e të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
“Për gjithë kolegët e medias, nëse bëni një kërkim në Google me fjalët ‘Vëllezërit Marku/OFL’, do të shikoni se ata që sot thanë se do të vrisnin kryetarin e bashkisë, tashmë u janë sekuestruar 5 milionë euro prona dhe 18 makina.” – tha Veliaj.
Ndërkohë, sot Elson Marku ka qëndruar përballë ligjvënësve shqiptar në komision lidhur me shembjet dhe dhunën në zonën e “5 majit”.
Ai madje ka lexuar edhe një letër të shkruar nga Nënë Liza gjatë fjalës së tij, duke shpjeguar situatën e tyre.
Ironike në këtë mes është që kryebashkiaku Veliaj ditën e sotme nuk pranoi të vinte para këtij komisioni, ndërsa Elson Marku është paraqitur.
