Qeveria liron nga detyra drejtorin e Galerisë Kombëtare të Arteve, Erzen Shkolollin

Qeveria shqiptare ka liruar nga detyra drejtorin e Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë, Erzen Shkolollin.

Vendimi është bërë publik përmes një Vendimi të Këshillit të ministrave ditën e sotme, por pa dhënë një emër se kush e zëvendëson në këtë detyrë Shkolollin.

Vendimi:

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z. Erzen Shkololli, drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.