Blogerja jep këshilla përpara udhëtimeve, ja çfarë duhet të bëni

Delina Muçollari ishte një ndër të ftuarat e sotme në emisionin e pasdites “Jeto me orën” në RTV Ora. Ajo është një ndër blogeret mjaft të njohur në vendin tonë, e apasionuar pas udhëtimeve, ku këtë pasion e shpreh edhe në rrjetet sociale , duke këshilluar shpesh herë destinacione të ndryshme turistike në të gjithë botën.

Ajo ndau me publikun  karrierën e sa si fillim në medie gjatë kohës së studimeve, dhe më pas u fokusua në pjesë e udhëtimit në 38 vende të botës, të cilat ka arritur t’i vizitoj deri më tani. Ndër vendet më mbresëlënëse për të, ajo veçoi Norvegjinë dhe Islandën.

“Shpresoj të udhëtoj 100 vende të botës, ndaj i numëroj që të nxitem më shumë për t’i vizituar. Për shembull, Norvegjia, Islanda janë vende shumë të bukura, natyra e pastër dhe e paprekur nuk gjendet në asnjë vend tjetër të botës. Gjithashtu është Izraeli një vend i mrekullueshëm, aty kam bërë pagëzimin tim. Ishte një ëndërr më parë për mua”, tha ajo.

E pyetur nga moderatorja e emisionit Ana Kallaku, se me kë udhëton më shumë, ajo u shpreh “në fillim kam udhëtuar me miqtë, motrën dhe vëllanë. Çdo udhëtim është i ndryshëm dhe me ndjesi të veçanta për mua”.

Më tej, ajo u ndal tek disa këshilla që duhet të ndjekin gjithsecili prej të cilëve ka dëshirë dhe pasion udhëtimin.

 “Duhet të bëjnë një kërkim të mirë të vendeve ku do të udhëtojnë, është shumë i rëndësishëm. U sugjeroj të zgjedhin opsionet fleksibël, është diçka që së pari nuk e do, por më vonë më besoni se është shumë mirë. Në fillim as unë se doja. Gjithashtu të shikojnë me detaje vendin ku do të qëndrojnë, pasi ka nga ata raste kur tjetër gjë ke lexuar nëpër njoftime dhe me tjetër gjë përballesh kur mbërrin në distinacionin përfundimtarë”, tha më tej ajo.

Së fundmi ajo foli edhe për sipërmarrjen e saj që lidhet me marketingun dixhital. Një ndër projektet më të fundit, ku për të cilën u shpreh se ka bashkëpunim me biznese të njohura në treg.

“Projekti im i fundit është një agjenci marketingut dixhital, në fillim e kisha pak të vështirë. Por, më pas kam pasur bashkëpunim me shumë biznese të njohura, ku tashmë edhe klientët ndihen të kënaqur, që për mua ka shumë rëndësi kjo pjesë”, përfundoi ajo.