Ekskluzive për D-Night/Mihrije Braha: Projekti i ëndrrave që pandemia ma ndërpreu
Mbrëmë në D-Night ishte e ftuar Mihrije Braha, një artiste e madhe në shpirt e në skenë që ka bërë për vetë të gjithë publikun shqiptar dhe jo vetëm.
Për të vitet janë thjesht një numër, ku bukuria e jashtme ia ka zbukuruar edhe më shumë bukurinë shpirtërore. Edhe pse familjarët e saj janë të infektuar me Covid-19, dëshira për të qenë ekskluzivisht në program kaloi përtej pritshmërive.
Dajana: Mihrije mirëmbrëma si je? Je kaq e bukur sa vitet vërtetë kanë ndaluar për ty. Nuk ke ndryshuar fare dhe unë jam rritur me këngët e tua.
Mihrije: E dashur të dëgjova edhe më parë në transmetim për fjalët e mira që i the për mua dhe me të vërtetë e vlerësoj jashtë mase shumë. Mbi të gjitha ju jeni ata që më jepni “serumin” për ta mbajtur veten kështu dhe një fjali e gjatë si kjo që sapo the, për mua është “serum” për një javë ditë. E mora atë që më duhej. Kemi punuar shumë në 2021 dhe e përmbylla me koncertin tim live. Është i veçantë pasi pjesë e këtij koncerti janë grupi Etno Rock dhe jam munduar të bëj më të mirën e mundshme për vendin ku jetojmë dhe mundësitë që na ofrohen. I gjithë projekti ishte ide e imja dhe në fakt ka qenë në plan për t’u realizuar që para dy viteve, por pandemia e la në gjysmë, por momenti erdhi dhe e realizova dëshirën time.
D-Night një program nga Dajana Shabani nga e hëna në të enjte live në RTV ORA 23:00-00:00