Kush i mban "pantallonat" në shtëpi? Qytetari: Gratë kanë marrë komandon me kohë, burrat kot që...
Kush e bën "ligjin" në shtëpi, kujt i dëgjohet fjala në familje, burrit, apo gruas? Më mirë tani apo në kohët e para kur gratë vishnin vetëm funde.
Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emsionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.
Për disa gruaja dhe burri janë të barabartë, e për disa tjerë jo.
Një pjesë e kondisderueshme e qytetarëve e kanë të vështirë të pranojnë barazinë, për të mos folur për superioritetin e gruas. Ata thonë se burrave u dëgjohet më shumë fjala në shtëpi.
Ndërkohë, disa tjerë thonë se në shtëpi i marrin vendimet bashkarisht, burrë e grua.
Përgjigjet e qytetarëve:
"Pantallonat tani po i mbajnë femrat, sepse meshkujt kanë filluar të veshin fustane."
"Gratë i veshin, janë më inteligjentë, jan më të zgjuara. Meshkujt kot që hanë bukën."
"Ka shumë gra që veshin pantallona dhe u shkojnë shumë, por ka she shumë që nuk i veshin dhe kur veshin duken si burra. Gratë kanë marrë komandon e shtëpisë prej kohësh."
"Femrat i veshin dhe u shkojnë shumë, meshkujt i veshin por nuk kanë fuqi që t'i mbajnë."
"Gratë i veshin, por në familjen time i vesh unë. Atëherë ishin më të bukura me fund. Tani i kanë nxjerrë të gjitha."
"Burrat komandojnë më shumë. Mami për punët e shtëpisë, babi për të drejtuar familjen."
"Burrat duhet t'i veshin pantallonat, janë për funde, nëse nuk i duket nga mesi e poshtë...."