Nuk i harron traditat! Miqtë e Bebe Rexhës e “djegin” me valle: T’i tregojmë botës për muzikën shqiptare

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare më të suksesshme dhe me famë botërore.

Edhe pse është rritur larg Shqipërisë, Ylli i muzikës asnjëherë nuk e ka harruar origjinën e saj, por as traditat e vendit tonë.

Këtë e ka treguar dhe së fundmi në një video që ka bërë publike në rrjetet sociale.


Në video shihen miqtë e saj të ngushtë duke i mësuar se si të kërcejnë valle shqipe.

“Më lëshoni pak muzikë shqipe, le t’i tregojmë botës muzikën shqiptare”, thotë Bebe para se të kërcejnë.