Berberja shqiptare: Burrat refuzonin t'i qethja sepse jam vajzë

Berberë në Shqipëri kemi më bollëk, por vajza berbere shumë pak dhe Sindi është njëra prej tyre.

E ftuar në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora, Sindi thotë se dëshira e saj për flokë të shkurtër ka qenë e madhe, prandaj dhe vendosi të bëhet berbere në profesion.

Ndër të tjera Sindi tregon sfidat e të qenurit berbere në Shqipëri. Ajo pohon se ka pasur raste, ku klientët kanë refuzuar të qethen nga ajo, sepse është vajzë  dhe për arsye se është e re në profesion.

Sindi: Gjithçka filloi me dëshirën time për flokun e shkurtër, menjëherë fillova kursin dhe menjëherë pas kursit nisa punë. Personi  që më mësoi si të qeth ishte shumë entuziast në fillim për mua. Klientët e mi të parë kanë qenë shoqëria ime, vëllai im dhe kushërinjtë.

Në fillim klientët habiten, nuk i mbushet mendja se  ti di të qethësh. Në fund shohin rezultatin dhe kënaqen. Ka pasur klientë që më kanë refuzuar për çështje eksperiencë, sepse jam në fillimet e mia, por edhe sepse nuk u mbushet mendja se unë jam një berbere e mirë.