Pas 30 vitesh martesë Mihrije Braha drejt altarit? Kërkesa e veçantë për partnerin e saj
Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë padyshim çifti më i dashur për të gjithë publikun dhe dashuria e tyre, pse jo një shembull për t’u ndjekur.
Gjatë bisedës, Mihrije tha vlera më e madhe në jetën e saj është bashkëshorti dhe dashuria që kanë për njëri-tjetrin. Së shpejti kanë 30 vjetorin e martesës, por a do të veshë përsëri fustanin e bardhë Mihrije? E zbulojmë së bashku.
Dajana: Kënga “Çka kisha pa ty” i përshtatet shumë edhe pyetjes time tani sepse ju keni edhe 30 vjetorin e martesës së shpejti dhe më lejo t’a duartrokas. A do e veshësh sërish fustanin e bardhë?
Mihrije: Po i numëroni ju më mirë se ne dhe shumë faleminderit. Ende nuk e di nëse do e vesh apo jo dhe të them të drejtën nuk e kemi menduar akoma, por do të ishte vërtetë interesante. Nuk po them gjë për momentin dhe dua t’ia lë kohës. Kënga që dëgjuam është shkruar fiks për ne të dy, për jetën tonë dhe krijuesi i tekstit e muzikës na njeh nga afër dhe e gjithë kënga është jeta jonë. Kësaj këngë nuk i humbet kurrë shija dhe padyshim është ndër më të preferuarat e mia. Për sa i përket dhuratave, unë nuk jam tipi i luksit dhe nuk është në dëshirën time të publikoj në rrjetet sociale të tilla gjëra dhe nuk jetoj për të tjerët. Jetën time e bëj siç e ndjej dhe si unë e dua dhe atë fatmirësisht Naimi mua ma ka dhuruar gjithmonë. Më shumë se një dashuri apo puthje e sinqertë nuk mund të ketë kurrë një vlerë monetare. Kam dhënë dhe kam marrë shumë dashuri, kështu që jam e lumtur. Vlera më e madhe është Naimi!
D-Night një program nga Dajana Shabani nga e hëna në të enjte live në RTV ORA 23:00-00:00
Për më shumë, klikoni në linkun më poshtë:
