"As bukë, as ujë s'kam kërkuar..." Niko Komani i "nxjerr" të palarat Miranda Dupit

Niko Komani, Miranda Dupi dhe Kiara Tito se shpejti do të nisin sezonin e dytë të emisionit të modës "Style Star".

Të ftuar në "Why?Not" me moderatore Roza Lati në ekranin e RTV Ora, mes batutash, Niko Komani imiton stilisten e njohur shqiptare, Miranda Dupi.

Roza Lati: Të lutem imito Miranda Dupin.

Niko Komani: Elda, as bukë, as ujë  s'të kam kërkuar, vetëm një Lady Gaga të kërkova në sfilatë dhe ti s'ma vure. Bravo!!

Sigurisht, menjëherë pas imitimit në studion e "Why?Not" nisën të qeshurat.