Lë fëmijën në karrocë jashtë dyqanit dhe futet brenda të blejë, videoja shkakton debat
Një tik toker vuri në qendër të sulmeve në tik tok një mama e cila la karrocën me fëmijën jashtë dyqanit për të blerë ushqim me vazjën tjetër të saj.
Një fenomen që e kemi parë edhe në Tiranë dhe që shumë alarmohen dhe e quajnë të papranueshme ndërsa të tjerë thonë se nuk mund të ndodhë asgjë.
Videoja u regjistrua në Los Angeles, dhe djali shoqëron vidoen me mbishkrimin “Do kishit dëshirë tia rrëmbenit fëmijën për ti dhënë një leksion kësaj nëne?”
Vidoeja vetëm 9 sekonda u pa mbi 4.3 milion shikime dhe 590 mijë like në më pak se një javë por shkaktoi mjaft debat mes komentuesve kjo për shkak dhe të zakoneve të secilit shtet.
Për disa komentues kjo është e zakonshme për shkak dhe të shtetit ku jetojnë dhe ku shkalla e kriminalitetit është e ulët.
Një komentues e sheh një veprim të zakonshëm por një tjetër thotë se kjo nuk është e zakonshme në SHBA ku fëmijët ti rrëmbejnë.
Ndërkohë një tjetër shkruante se është shumë normale në disa shtete.
Po ju si e gjykoni? A është normale të lësh fëmijën në karrocë jashtë dyqanit sa të blesh ushqimin?
Mamaja e fëmijës në karrocë doli nga dyqani kur pa gruan që regjistronte të voglin dhe mori karrocën dhe e futi brenda.