Niko Komani, stilist i Ronela Hajatit në Eurovision: Do jetë "paragjykimi" më i madh i karrierës time

Niko Komani do të jetë  stilisti personal i këngëtares, Ronela Hajatai, në festivalin Europian të Këngës "Eurovision".

Në një intervistë për emisionin "Why?Not" me moderatore Roza Lati në ekranin e RTV Ora, Niko Komani thotë se do kurojë veshjen e këngëtares në çdo dalje gjatë ditëve të festivalit të Eurovision-it, si edhe performancën në skenën ku Ronela do këndojë "Sekret".

Niko Komani: E di që më keni paragjykuar për shumë gjëra avangard që bëj, por nuk më keni paragjykuar akoma për këtë që do bëj në Eurovision. Do jetë paragjykimi më i madh i karrierës time.