Escobar analizon Ballkanin: Dialogu Kosovë-Serbi, në fushën e BE

I dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka analizuar situatën aktuale politike në rajon në një intervistë për Zërin e Amerikës në Serbi.

Diplomati amerikan u ndal te dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ku shtoi se i përket BE-së që të bëjë ndërmjetësim, e cila do të ketë edhe mbështetjen tonë.

Escobar: BE është ndërmjetësuesi i dialogut dhe duhet të mbetet e tillë, ne e mbështesim plotësisht. Do inkurajojmë takime dypalëshe Prishtinë-Beograd, në mënyrë që dy vendet të përparojnë në çështjet e pazgjidhura siç janë të pagjeturit, energjia dhe çështje të tjera.

Escobar u ndal edhe te sanksionet ndaj politikanëve dhe bizneseve të lidhura me ta në Ballkanin Perëndimor, ku më i fundit ishte edhe Dodik.

Ai tha se SHBA-të nuk angazhohen në rajon vetëm përmes sanksioneve, por përsëri u shpreh se do të do të ketë masa të tilla për persona të korruptuar në Ballkanin Perëndimor.

Escobar: Nuk dua që njerëzit të mendojnë se Shtetet e Bashkuara po angazhohen në rajon vetëm përmes sanksioneve. Kjo administratë është shumë e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe një nga mjetet në këtë luftë janë sanksionet. Dhe mund të them që po, do të ketë më shumë sanksione, por ky nuk do të jetë mjeti kryesor i angazhimit tonë. Ato nuk synojnë popuj të veçantë. Ata synojnë individë që janë thellësisht të përfshirë në korrupsion.

I dërguari i SHBA-ve për rajonin tonë, Escobar u ndal te politika aspak e qetë në Mal të Zi.

Ai u shpreh i hapur se Uashingtoni nuk e konsideron partnere partinë e dytë më të madhe në vend pro serbe, Fronti Demokratik.

Escobar: I takon liderëve malazezë të vendosin nëse do të ketë qeveri të pakicave. Sa i përket partisë Frontit Demokratik, ajo e ka dëshmuar se provokon përçarje, nxit tensione etnike, bllokon vazhdimisht reformat në parlament dhe kështu bllokon rrugën drejt BE-së. Ata nuk kanë ndryshuar dhe nuk mund t’i konsiderojmë partnerë.

Escobar u ndal edhe në zgjedhjet presidenciale të 3 prillit në Serbi, ku ngriti dyshime mediet vendase janë të kapura nga Vuçiç.