Luftë me Kurtin për zgjedhjet, Petkoviç: Kosova, e përkëdhelura e Perëndimit

Kreu i të ashtuquajturës zyra serbe për Kosovën, Petar Petkoviç ka reaguar lidhur me ndalimin e referendumit të Serbisë përmes qendrave të votimit nga Prishtina.

Petkoviç shprehu bindjen se do të luftonte që serbët e Kosovës të votojnë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë, që do të mbahen në 3 prill.

Petkoviç: Perëndimi e mbështet Kosovën si fëmijën e vet, por Serbia do të vazhdojë të luftojë në mënyrë paqësore dhe demokratike për mbajtjen e zgjedhjeve të 3 prillit në Kosovë.

Ai u ndal edhe te prania e policisë së Kosovës në pikat kufitare në Mitrovicë, të cilat i quajti si demonstrim force nga ana e kryeministri Kurti.

Petkoviç: Dje situata ka qenë e tensionuar për shkak se Albin Kurti demonstroi forcën përmes policisë së Kosovës dhe njësive speciale. Policia kufitare ishte e pranishme në numër të madh në Jarinje dhe Bërnjak, dhe policia kosovare ishte e pranishme në të gjitha zonat serbe, ku njerëzit tanë u mblodhën për të protestuar kundër vendimit të Kurtit për referendumin.

Më tej, Petkoviç tha se nuk besonte se ndërkombëtarët do të reagonin për rezolutën e miratuar nga qeveria e Kosovës në 15 janar lidhur me referendumin serb.