Reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore, dy prioritetet kryesore të sesionit të ri parlamentar

Në nisje të sesionin e ri parlamentar, kryetarja e Kuvendit përcaktoi objektivat e Kuvendit.

Nikolla renditi si dy nga prioritetet kryesore, reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.

"Miratimi i ndryshimit kushtetues propozuar për zgjatjen e mandatit të KPK dhe Komisionerëve publikë për të përmbyllur me sukses procesin e vettigut do jetë prioritet i këtij sersioni. Kuvendi do përmbushë detyrat e veta për plotësimin në kohë të vakancave që janë krijuar ose do krijohen gjatë sesionit në mënyrë që sistemi të funksinojë me produktivitet, me një cilësi të lartë dhe të plotësojë pritshmëritë e qytetarëve për të dhënë drejtësi.

Reforma zgjedhore do të jetë një ndër prioritetet e sesionit të ri, komisioni i posaçëm për realizimin e reformës zgjedhore i propozuar si nismë deputetësh gjatë sesionit të kaluar do të ngrihet sa më shpejt që në fillim të këtij sesioni për ti hapur rrugë hapave të mëtejshëm të reformës, bashkëpunimit me OSBE-ODIHRdhe angazhimit të ekspertëve për përgatitjen e ndryshimeve ligjore. Reforma do realizohet pas një procesi të hapur dhe gjithëpërfshirë konsultimi" tha ajo.

Nikolla gjithashtu komunikoi ndryshimet e fundit në përbërjen e grupit parlamentar të PD dhe funksioneve parlamentare.