Omicron godet Maqedoninë e Veriut. 70% e rasteve të reja janë me variantin afrikano-jugor
Maqedonia e Veriut është goditur nga një valë infektimesh me variantin e ri, Omicron të zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut.
Rreth 70% e personave të infektuar me Covid-19 rezultojnë të jenë mbartës së variantit Omicron.
Sipas autoriteteve shëndetësore në Shkup, 1 në katër persona të testuar, rezultojnë pozitivë me Covid-19, ku në 3/4 e rasteve janë të infektuar me omikron.
Ekspertët thonë se presin arritjen e pikut në vijim dhe më pas edhe rënien e rasteve. Omicron aktualisht është prezent në 12 qytete në Maqedoninë e Veriut.
Megjithëse përhapja e tij është shumë e lartë, në të gjithë vendin nëpër spitale ndodhen të shtruar, 350 pacientë.
Mjekët thonë se presin uljen e shkallës së infeksioneve edhe nëse dalin variante të tjera.
Në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar me të dyja dozat vetëm 39% e popullsisë, duke e renditur në vendet e fundit në Evropë dhe në vend të katërt në Ballkanin Perëndimor.
Në fund të listës ndodhen Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina.

