Ju flet Moska - Qeveritë ndërrohen, "United Fruit" (BECHTEL) mbetet në Shqipëri

Qeveritë ndërrohen, "United Fruit" (BECHTEL) mbetet në Shqipëri ishte tema e kësaj të enjteje në "Ju flet Moska" në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Bechtel erdhi në kohën kur në pushtet ishte Berisha, ku u bë një marrëveshje për segmentin Rrëshen-Kalimash, kur ministër Transporti ishte Lulzim Basha.

Kontrata nuk u publikua dhe kishte vetëm një njoftim në Këshillin e Ministrave. Nuk ka tha se sa ishte kostoja e rrugës, edhe pse aludohej rreth 400 milionë euro, por më pasi i kaloi mbi 1.2 miliardë euro.

Aso kohe Edi Rama në opozitë foli shumë për këtë çështje me këtë rrugë, duke i bërë thirrje prokurorisë të hetojë për këtë kontratë penalisht.

Lulzim Basha u mor i pandehur dhe dihet se me procedurë filloi loja, edhe me heshtjen e prokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe çështja u dogj me djegie afatesh.

Bechteli rikthyer sërish në vendin tonë dhe Rama i dha koncesionin e HEC-it të Skavicës. Në vitin 2021 ka hyrë në një fuqi një ligj i veçante për Skavicën.

Edi Rama dhe Belinda Balluku na thanë se ndryshe nga Berisha, shpenzimet i përballon kompania për ndërtimi ne Skavicës, në fakt kontrata thotë se shpenzimet do të mbulohen nga KESH, taksapaguesit shqiptarë.

Kjo kontratë është e fshehtë dhe nuk mund të tregohen paratë, madje as prokuroria. Pra, Rama thotë se nuk mund të tregohen paratë sepse na çon në gjyq Bechteli.

Pra, Rama po i bën këto kontrata njëlloj të këqija, sepse aty nuk thuhet as kapaciteti i HEC-it. Asgjë nuk thuhet, por paratë do të paguhen të gjitha.