Sallabanda: “Omicron” prek më shumë moshat e reja dhe gratë, ja simptomat e variantit
Mjeku Kita Sallabanda është shprehur se varianti Omicron, prek më shumë moshat e reja, personat që nuk janë të vaksinuar si dhe gratë.
Në një intervistë për Ora News, mjeku thekson se vaksinimi dhe imuniteti i fituar ka bërë që njerëzit të jenë të mbrojtur nga Omicron.
Kita Sallabanda: Janë katër karakteristika të Omicron që ne shohim në shtrimet në spital. E para janë moshat e reja, e dyta, të gjithë ata që shtrohen në spital janë të pavaksinuar. Kap kryesisht gratë dhe kemi një shpërndarje masive. Vaksinimi dhe imuniteti ka bërë punën e saj. Kjo ka bërë të mundur që njerëzit të kenë njëfarë mbrojtje ndaj Omicron.
Sallabanda tha se Omicron është shumë infektues, ndërsa ka shpjeguar dhe simptomat që ka.
Kita Sallabanda: Omicron ka një kapacitet shumë të madh infektues dhe po kap moshat e reja. Po kap fëmijë, po kap bebe. E kalojnë në formë të lehtë por i kap. Shenjat klinike të Omicron, janë zakonisht me dhimbje fyti, me rrufë, me temperature të ulëta, dhimbje trupi, dhimbje fyti, ka hundë të zëna, në disa raste ka dhe kollë të thatë.
“Flurona” nuk është një variant i ri i Covid-19, por është një kombinim e dy viruseve, i vurusit të gripit me Omicron. Agresivitetit i virusit ka filluar te bjerë por nuk mund të kemi garanci që nuk do të ketë variante të reja.
Përgatiti Anila Kolgjini.
