Pas 8 vitesh, Bardhok Pulaj nuk do të drejtojë më zyrën vendore të arsimit për veriun

Largohet nga drejtimi i zyrës vendore të arsimit për veriun Bardhok Pulaj. Ka qenë vetë ky i fundit që ka lajmëruar një gjë të tillë në rrjetin social facebook.

Njoftimi i Pulaj në facebook

Gjithcka ka nje fillim dhe nje fund...

Pas rreth 8 vitesh...

Sot u takova me stafin e DRAP Lezhe, dhe drejtuesit e ZVA - ve per te permbyllur nje cikel...

Neser e tutje pune dhe angazhime te reja ne sherbim te nxenesve dhe komuniteteve ku mund te punojme...

Radha e falenderimeve:

Mirenjohje per cdo nxenes, mesues, drejtues, prind qe ka krijuar besim tek une si njeri dhe drejtues...

Mirenjohje per bashkepunetoret e mi te afert, njerez dhe profesionist te mire...

Mirenjohje per kryeministrin Rama, ministren Nikolla, ministren Shahini, ministren aktuale Kushi, Dr e pergjithshem Hodaj, per besimin qe kane patur tek une per te drejtuar arsimin e veriut...

Respekt per kryetaret e Bashkive z. Gjici, Znj Cara. Znj Ademi, z Dedaj, z. Marinaj z. Morina, z. Babani, z. Gjonaj, z. Biberaj, dhe z. Pjerin Ndreu per bashkepumin dhe mirekuptimin...

Jo cdo gje eshte bere mire, por eshte ba me pasion dhe deshire per t'i sherbyer me devocion Arsimit...

Shume faleminderit familja ime e Vogel dhe e Madhe per mbeshtetje dhe suportin e vazhdueshem per te sherbyer me ndershmeri...

Shume respekt dhe mirenjohje per cdo kend qe vlereson punen dhe dinjitetin njerezor...