Në Tresh të Lezhës, 500 familje pa ujë të pijshëm: Marrin vetëm fondet, ujë s'ka

Rreth 500 familje në fshatin Tresh të Lezhës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, të cilin e sigurojnë në burimet e zonës ose e blejnë. Ata thonë thonë se Ujësjellësi që do të zgjidhte këtë problematikë, ngeli vetëm premtim nga drejtuesit e Bashkisë.

Sigurimi i ujit të pijshëm, është sfidë e përditshme për në fshatin Tresh në Bashkinë e Lezhës.

Ujësjellësi është jashtë funksioni në pjesën me të madhe, dhe rrallë herë uji rrjedh në çezmat e banorëve.

"Nuk kemi ujë që kur ka hyrë demokracia."

"Pa një pikë ujë, pa linjë fare."

Në këto kushte banorët u detyruan të mbushin nëpër burime apo dhe ta blejnë ujin e pijshëm.

"Shkojmë dhe mbushim me bidona, te pompa."

"Mbushim me makina për të pirë, për të larë me puse."

Ata thonë se janë ankuar disa herë në Bashkinë e drejtuar nga Pjerin Ndreu, por veç premtimeve nuk kanë marrë zgjidhje.

"Kanë marrë fonde dhe nuk kanë sjellë ujë."

Fshati Tresh numëron rreth 500 familje, ndërsa në Bashki nuk ka asnjë plan për rikthimin e ujit të pijshëm.