Biberaj: Basha duhej ta unifikonte PD, jo t’a përçante në këtë lloj forme
Ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, është shprehur se PD ndodhet në një situatë shumë të vështirë.
Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, tha se përgjegjësia kryesore që PD është në krizë është e Lulzim Bashës, ndërsa shtoi se ka hapësirë që mes palëve të ketë marrëveshje për bashkëpunim
Aleksandër Biberaj: PD ndodhet në një moment shumë të vështirë. Në një mënyrë apo në një tjetër në të gjithë kemi përgjegjësi që situata ka ardhur në këtë pikë. Përgjegjësia kryesore është e Bashës, por mendoj se ka hapësirë për një kompromis, për një marrëveshje, për një bashkëpunim ndërmjet dy grupeve në PD. Kundërshtari politik është Edi Rama dhe qeverisja e rilindjes. Ne me njëri-tjetrin, nuk duhet të kemi këtë situatë agravuese, duhet të gjejmë një pikë kompromisi për të mirën e demokratëve.
Më tej ai ka shtuar se Lulzim Basha duhet ta menaxhonte shpalljen "Non Grata" të Sali Berishës, pasi ka qene ky i fundit që e ka vendosur aty ku është sot.
Aleksandër Biberaj: Basha duhet ta menaxhonte shpalljen “Non Grata” të Sali Berishës. Basha duhet t’i dilte kësaj të keqeje përpara. Çfarë ka Basha në PD i ka nga Berisha. Sali Berisha e ka bërë Lulzim Bashën ministër, me kontribute zero. Basha nuk bëhej dot kryetar i PD pa mbështetjen e Berishës. Në këtë pikëpamje Basha duhet të ishte më mirënjohës. Që kur ka marrë drejtimin Basha nuk janë respektuar institucionet, nuk kemi pasur votime alternative siç e parashikon dhe statuti. Kjo është një nga problemet që e ka çuar situatën në këtë pikë. Personi që e ka toleruar është vetë Berisha.
Përgatiti Anila Kolgjini.
