'Hajde në Kosovë, do ta nxjerr nga hundët ' Valon Shehu 'kërcënon' Ester Bylykun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2022, 16:52
Valon Shehu ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin 'Glamour Zone', ku ndër të tjera është përballur me një episod të pakëndshëm në rubrikën 'Pyetje Hot'.
Ai nuk ka pranuar të tregojë emrin e vajzës së famshme me të cilën ka flirtuar ndaj dhe është detyruar të hajë specin djegës.
Ky moment është shoqëruar me të qeshura nga ana e moderatores Ester Bylyku, por me vuajtje nga ana e Valonit, i cili e kërcënoi Esterin duke i thenë: Vetëm mos ardhsh në Gjakovë se nga hundët do të ta nxjerr këtë që më bëre sot (qesh).
