Burri sfidon temperaturat e ulëta -21 gradë, zhytet në liqenin e akullt
Të bësh banjë në liqenin e akullt të Ontarios, me temperatura që shkojnë deri në -21gradë celcius është një ide e guximshme që jo të gjithë e ndërmarrin, por Ron Batuigas në Toronto e ka kthyer në ritual.
Rreth një vit më parë, një video e tij duke luajtur shah me një mik ndërsa ishte ulur në një liqen të akullt u bë virale. Atë natë ai konceptoi bashkë me disa miq idenë e krijimit të një grupi që e quajtëm “Unbounded”, me synim përvojat që përfshijnë ekspozimin në të ftohtë.

"Unë kam qenë gjithmonë një notar që në fëmijëri dhe ndihem sikur uji më kujton pikërisht këtë," thotë Batuigas.
Ajo që nisi si një zhytje u bë rutinë për Batuigas, pasi ai gradualisht ndërtoi rezistencën e tij ndaj të ftohtit. Ai filloi të ndiqte ekspertë si Wim Hof, Andrew Huberman dhe Susanna Søberg, dhe tani bën banjë me akull çdo ditë. 10 janari 2022 ishte zhytja e tij e 400-të radhazi.
“Përfitimet dhe studimet e terapisë me ujë të ftohtë janë të pafundme”, thotë Batuigas.
Ai thotë se praktika përmirëson funksionin e trurit, lehtëson depresionin dhe ankthin, nxit humbjen e peshës, forcon sistemin e tij imunitar dhe ndihmon në rritjen e niveleve të energjisë.
"Kur je në ujë, e vetmja gjë për të cilën mendon është ai moment dhe e ke atë, çdo rrahje zemre, çdo frymëmarrje, ti je vërtet në harmoni. Dhe pastaj, duke dalë nga ujë, arrin të mbash ritmin gjatë gjithë ditës. Kjo thjesht sjell shumë gëzim," shprehet James Ferrier, i apasionuar pas zhytjes në temp ekstreme.
Liqeni Ontario është pothuajse gjithmonë i sigurt dhe mjaft i pastër për të notuar, por Batuigas dhe shokët e tij të notit sjellin gjithmonë pajisje testimi për të kontrolluar cilësinë e ujit. Disa nga vendet e saj të preferuara për zhytje të ngrira janë: Humber Bay Park, Ashbridges Bay dhe Cherry Beach.

