Aktori i njohur ndërron jetë në dhomën e hotelit

Aktori dhe humoristi  i njohur amerikan,  Bob Saget, ka ndërruar jetë papritur në moshën 65-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

Aktori u gjet pa shenja jete nga stafi në dhomën e tij në hotelin Ritz-Carlton në Orlando, Florida të dielën e 9 janarit. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar familja e tij në një deklaratë për CNN.

“Ne jemi të dëshpëruar të konfirmojmë se Bob-i ynë i dashur ndërroi jetë sot,  është  shprehur familja e aktorit.

Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende. Megjithatë autoritetet kanë përjashtuar mundësinë e përdorimit të drogës apo të ndonjë substance tjetër.

Saget, një stand-up komedi, sapo kishte filluar një tur të ri komedi në të gjithë SHBA-në. Të sjtunën e 8 janarit ai performoi në qytetin e Jacksonville, Florida.