Protesta e Berishës, Armina Mevlani- Bashës: Ki pak dinjitet zotëri, megjithëse nuk e njeh si fjalë

Blogerja Armina Mevlani, dhe njëkohësisht partnerja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-Kryeministrit Sali Berisha, ka mbështetur protestën e thirrur nga vjehrri i tij.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Mevlani shkruan se nuk ka ndodhur asnjëherë që dikush të qëndrojë me dhunë kur demokratët nuk e duan.

Ndër të tjera ajo i ka bërë thirrje Bashës të ketë pak dinjitet dhe të largohet nga shtëpia e demokratëve.

“Kjo është situata e trishtë ku ndodhet sot opozita ‘fallco’ e mbështetur nga policia e Shtetit. Dhe opozita e vërtetë e dhunuar sepse dëshiron që të hyjë në shtëpinë e vet. Me të drejtë dhe vota të plota! Nuk ka bërë vaki që dikush të qëndrojë me dhunë kur demokratët nuk e duan. Pak dinjitet zotëri. Pak dinjitet. Megjithëse dinjitetin e ke fjalë të huaj. Sepse po ta njihje do të ishe larguar që kur humbe për herë të 100″, shkruan Mevlani.

Protesta e Berishës, Armina Mevlani- Bashës: Ki pak dinjitet