'Big Brother nuk më ka paguar', Valon Shehu tregon si funksionojnë pagesat në emision
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2022, 22:42
Valon Shehu, i cili tërhoqi vëmendjen me eksperiencën e tij të fundit televizive në reality show, ka thënë për moderatoren Ester Bylyku, se nuk është paguar për asnjë ditë qëndrimi.
Ai madje hodhi poshtë shumë thashetheme, sipas të cilave artistët merrnin 1500 euro në javë.
Valon Shehu u shpreh: 'Nuk jam paguar, jo vetëm unë por asnjë. Dhe këtë e them me plotë bindje, sepse kam dëgjuar që është si aferë e madhe që ka pagesa 1500 euro ose 1000 euro. Jo nuk është e vërtetë aspak.'

