"Bimët që na kurojnë", Si të veproni kur humbisni shijen dhe nuhatjen
Herbalistika ose e njohur ndryshe në gjuhën popullore si mjekësia bimore është ndryshe ajo fushë e mjekësisë popullore që përdor bimët dhe ekstraktet bimore në kurim të sëmundjeve të ndryshme që prekin njeriun. I ftuar në studion e “Jeto me Orën” Irfan Gjeci me profesion herbalist tregoi më tepër rreth mjekësisë popullore.
Gjeci tregoi disa nga këshillat për këtë sezon që virozat janë më të shumta gjithashtu tregoi edhe sesi mund të trajtojmë variantet e Covid-19.
“Ne aktualisht jetojmë mes viruseve dhe organizimi jonë ka nevojë për të krijuar imunitet duke u ushqyer sa më mirë. Por kequshqyerja sepse ne konsumojm një anshmëri ushqimesh nuk përdori bimët që të bëjmë pastrimin e gjakut. Gjithashtu edhe aktivitet fizik kemi bërë shumë pak kemi qenë pasiv dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm në këtë periudhë me kaq viruse. Pasi tani është stina që këto viruse zhvillohen më tepër prandaj duhet të kosumojmë shumë çaj, limon dhe propolisin e bletës e ila është një vaksinë natyrore e cila vret virusin apo edhe çajin e dafinës” u shpreh herbalisti.
Ndërsa për tek fëmijët ai tregoi se prindërit duhet të tregohen shumë të kujdesshëm.
“Tek fëmijët prindërit duhet të tregohen shumë të kujdesshëm pasi duhet të përqendrohen në rritjen e imunitetit tek fëmijët. Duhet të marrin pak vitaminë C por edhe lule shtogu” u shpreh Gjeci.
Doktori tregoi edhe sesi të veprojmë kur humbasim shijen apo nuhatjen gjatë periudhës që infektohemi me Covid.
“Çajërat janë shumë të rëndësishëm, pro shumë njerëz kalojnë panik, kalojnë në stres dhe kjo gjë i dëmton shumë ndaj duhet të përdorin banjo dhe të marrin nuhatjen e vajrave esencial. Rozmarina dhe dafina janë shumë të mirë për ata që po kalojnë Covidin” u shpreh Gjeci.
Ai instistoi së tepërmi tek konsumimi i vitaminës C pasi është një nga vitaminat që trupi nuk e prodhon. Doktori tregoi edhe sesi duhet të përballojmë ankthin që të gjithë po përjetojmë në këtë periudhë.
“Është plotësisht e drejtë pasi njerëzit kanë shumë kohë që nuk përjetojnë gjëra të tilla. U bënë mbi 100 vite nga gripi spanjollë që mori 50 mijë europian dhe njerëzit gjenden në panik, ankth, pagjumësi. Unë sugjeroj çajin alpin i cili bënë çudira për këtë pjesë por edhe lulja e basanit” u shpreh herbalisti.
Gjeci foli edhe sëmundjet kardio vaskulare të cilat janë shumë të shpeshta dhe prekin një pjesë të madhe të popullsisë kryesisht moshat e mëdha.
“Jemi në kohë që t’i zgjidhim si problem pasi muret e zemrës mund t’I komandojmë duke ndërprerë prodhimet e mishit, qumështin, djathin, pijet me gazë, ëmbëlsirat por edhe brumërat. Dhe duhet të konsumojnë sa më shumë çajëra, supa, frutat dhe perime. Ndërsa në situata kritike duhet të përdorim Tinktura e murrizit kur keni shtrëngim zemre apo shqetësime të tjera. Edhe hudhrat dhe vitaminën C nuk duhet që t’i lëmë pa konsumuar pasi janë shumë të mira dhe të rëndësishme” përfundoi doktori.
Ndërsa për personat me diabet herbalisti këshilloi që të konsumojnë limon, gjethe ulliri dhe majdanoz.

