Avokatët e Lezhës kundër hartës së re gjyqësore, Gjykata e Kurbinit shkrihet me të Lezhës
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2021, 18:14
Avokatët e Lezhës kundërshtojnë projektin e hartës së re gjyqësore. Kreu i dhomës së avokatisë Elton Laska thotë se skema e re nuk i shërben qytetarëve dhe i zhyt sistemin në vështirësi duke sjellë vështirësi financiare për qytetarët.
“Ne kemi qytetarë që po vdesin dhe nuk po marrin dot pensionet. Në gjykatën e Lezhës nuk ka ambiente për gjyqtarët e Lezhës për të zhvilluar seance gjyqësore jo më ti shtohet dhe gjykata e Kurbinit dhe dyfishohen çështjet” thotë Elton Laska.
Sipas hartës së re gjyqësore në qarkun e Lezhës do të ketë vetëm një gjykatë ndërsa ajo e Kurbinit do të shkrihet.
Kundër hartës së re gjyqësore kanë dalë dhe avokatët e Shkodrës dhe ato të Korçës