"Kam ther viç”, ja çfarë kanë gatuar shqiptarët për Vitin e Ri. Dëshira e veçantë e qytetarit

Ndërsa sot është dhe dita e fundit e vitit 2021, qytetarët kanë treguar se çfarë kanë gatuar për natën e ndërrimit të vitit.

Por për të mësuar se çfarë kanë gatuar shqiptarët  Enki me rubrikën e saj Vox Pop në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora pyeti qytetarët.

Çfarë keni gatuar për vit të ri?

“Mish, fruta. Do mërzitesha nëse nuk do të kisha mish.”

“Kemi pronotuar diku. Do hamë në restorant. Kemi gatuar bakllava.”

“Kam ther viç. Gjeli mjafton për vit të ri, ato të tjerat pastaj sajohen.”

“Kemi gatuar gjel deti. Ta shijojmë jetën sa jemi të rijn. Presim që  të na ec mbarë këtë vit. Presim që të na happen negociatat me BE. Të happen vende  pune, të bëhet Shqipëria si gjithë Europa.”

“Unë do ha në restorant se nuk e kam ndërmend ta lodh gruan time për vit të ri.”

“Sapo gatova kaposhin.”

“Sa shumë gjëra gatuajmë sot, shpenzojmë gjithë ato lekë kot, por nuk hamë asgjë.”

“Nuk kam gatuar akoma asgjë, do të gatuajë më vonë se e kam burrin si të ishte shtatzënë.”

“E vetmja gjë që do të ha sot është bakllavaja dhe mishi i gjelit, në fakt kemi bërë edhe mish viçi se mami e babi im e duan shumë.”

“Dua shumë të gatuaj, por nuk kam fuqi se kam tre fëmijë që më vijnë vërdallë. Nuk do gatuaj asgjë, do i gatuaj të gjitha gruaja, ajo është për këtë punë, unë vetëm do ha.”