Aksident në aksin rrugor Maminas-Durrës, plagosen 2 persona

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Maminas-Durrës.

Tre automjeti janë përfshirë në aksident dhe si pasojë 2 persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë transportuar në spital.

“Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Maminas-Durrës, një automjet me drejtues shtetasin B. M., është përplasur me automjetin me drejtues F. P., dhe gjatë përplasjes është përfshire dhe automjeti me drejtues shtetasin F. P. Si pasojë e përplasjes  është dëmtuar shtetasi F. P. dhe pasagjeri A. H,  të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.” – bën me dije policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.