Sherr mes të rinjve në Kuçovë, dy minorenë godasin me thikë dy 16-vjeçar

Dy minorenë janë arrestuar në Kuçovë, pasi pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me thikë dy 16-vjeçarët.

Mësohet  se në pranga kanë rënë shtetasit J.Q., 17 vjeç dhe M.Q., 15 vjeç të dy banues në Sheqëz, pasi kanë plagosur shtetasit S.S., 16 vjeç dhe G.C., 16 vjeç, të cilët po marrin mjekim në Spital.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasve J.Q., 17 vjeç dhe M.Q., 15 vjeç të dy banues në Sheqëz, Kuçovë, pasi për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës shtetasit S.S., 16 vjeç dhe G.C., 16 vjeç, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Berat.”-njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.