Lame nga Zall- Bastari: Janë 7700 legalizime të patërhequra nga qytetarët
Një ditë para ndërrimit të vitit, kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame, nga Zall- Bastari ku inspektoi përfundimin e procesit të legalizimit dhe të regjistrimit të tokës bujqësore në këtë zone, lajmëroi se se pranë zyrave tona gjenden 7700 legalizime ende të patërhequra nga qytetarët.
Një ditë para ndërrimit të vitit, Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame, shkoi në Zall- Bastar për të përfunduar procesin e legalizimit dhe të regjistrimit të tokës bujqësore në këtë zonë.
Para se të ndalej në dorëzimin e certifikatave për tokën bujqësore, Lame do të jepte një lajm për disa mijëra familje shqiptare të cilat i kanë të miratuara lejet e legalizimeve.
“Unë sot dua të lajmëroj se pranë zyrave tona gjenden 7700 legalizime të dhënda ende të pa tërhequra nga qytetarët. Ftoj çdo qytetarë që ka probleme me legalizimin që e pret. Në shumë raste do dalë se këtej e presin dhe ankohen dhe do dalë që e kanë emrin në listat ku ju është bërë legalizimi. Ne sot do publikojmë e lagelizimeve që janë të patërhequr.”
Sa i takon Zall- Bastarit, janë administruar dhe trajtuar edhe 33 dosjet e fundit të shtetasve të cilët disponojnë AMTP (Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi) dhe që kërkojnë të pajisen me certifikatë pronësie për pasuritë e përfituara sipas ligjit 7501 “ligji për tokën”.
Nga lançimi për mbylljen e procesit të Legalizimit, për këtë Njësi janë evidentuar në terren të gjitha objektet informale për të cilat janë vetëdeklaruar dhe ka përfunduar procesi administrativ deri në daljen e vendimit për të gjitha vetëdeklarimet e fundit.
