Peleshi uron me këngën e krijuar për me rastin e fushatës së rekrutimeve në FA
Ditën e fundit të këtij viti, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka zgjedhur të urojë festat me një këngë të krijuar me rastin e fushatës së rekrutimeve.
Kënga e titulluar “Ti ke forcën që nderon kombin” e cila shoqërohet me pamje nga stërvitjet e efektivëve të forcave të ndryshme të FA në tokë dhe në ajër.
Ajo këndohet nga këngëtarët e mirënjohur, Redon Makashi, Elton Deda, Eneda Tarifa e Saimir Braho si dhe me pjesëmarrjen e veçantë të dhjetëra efektivëve dhe Orkestrës Frymore të FA.
Teksti i plotë:
Horizontin ja dua unë vendit tim,
Këtë tokë që aq shumë më dha dashuri,
Këtu linda shqiptar,
E jam krenar.
Fluturoj,
Qiellin tim unë mbroj,
Dashurinë,
Që kjo tokë ma mëkoi,
Unë e fal,
Gjakun tim kur vlon,
E më thotë,
Ti je shqiptar!
Unë besoj,
Se ne besë me ty jam,
Ti njeri,
Qe kjo tokë me lidh,
Unë e fal,
Gjakun tim kur vlon,
E më thotë,
Ti je shqiptar!
