Bllokohet mjeti me targa serbe në Jarinje, i gjenden pjesë për vetura me vlerë 10 mijë euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2021, 16:43


Dogana e Kosovës ka sekuestruar sot një mjet me targa serbe në pikën kufitare të Jarinjës. Brenda mjetit janë gjetur disa pjesë veturash kontrabandë.
Në njoftimin e Doganës bëhet e ditur se vlera fillestare e pjesëve të gjetura është 10 mijë euro.
“Gjatë kontrolleve të ushtruara oficeret doganor ne pikë kalimin kufitar të Jarinjes në vijën e dytë të kontrollit në një automjet me targa të Serbisë kanë hasur në sasi të madhe të mallrave autopjesë të reja për vetura. Vlera fillestare e tyre është mbi 10,000 euro”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se mallrat e gjetura janë konfiskuar si dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtëse. /express/






