Covid-19 në Kosovë, asnjë vdekje, shënohen vetëm 4 raste të reja

Në 24-orët e fundit në Kosovë janë shënuar katër raste me COVID-19, nga 2 mijë e 32 testime.

Ndërkohë që nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 498 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.010.

Në total numri i rasteve aktive është 343.