Arbër Loci, shqiptari në filmin " Blood mixed", shumë shpejt në kinematë e SHBA. I mësova shqip aktorit amerikan

I riu shqiptar 19 vjeçar, Arbër Loci jeton në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së fundmi është bërë pjesë e filmit me titull “Blood mixed”, me  dy role kryesor. 

Filmi në të cilin mori pjesë “Blood mixed” është një film i zhanerit horror, aksion si edhe ka element  fantastiko-shkencor dhe pritet të dalë së shpejti në kinematë e Amerikës.

Për të folur më shumë rreth kësaj experience, këtë pasdite në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora ishte i ftuar Arbër Loci, aktor, pjesë e filmit “Blood mixed”. Ai gjatë emisionit u shpreh se dëshira dhe pasioni për aktrim ka lindur vite më parë. Pasi, u shpreh se kur ishte në Shqipëri emitonte aktorët e humorit shqiptarë.

Më tej ai shpjegoi edhe rolin e të cilit ka në këtë film, ku tha se shfaqet në një skenë dyluftimi. 

“Ishte një djalosh në rrugë me maskë, dhe unë kisha si rol për të sulmuar këtë djalin. Është një situatë e keqe, është dyluftim. Kam bërë për 6 muaj çdo ditë 2 orë arte marticiale dhe palestër.  Pavarësisht kësaj, ka qenë një eksperiencë shumë e mirë për mua”, u shpreh Arbër Loci.

Ndër të tjera ai u shpreh gjatë emisionit se, pritshmëritë për t’a pëlqyer filmin “Blood mixed” janë të shumta, sidomos për publikun shqiptarë. Pasi, sipas tij në këtë film do të fliten edhe fjalë shqip, nga aktori kryesor.

 “Aktorit kryesor të filmit i kam mësuar fjalë shqip, të cilat do të jenë edhe pjesë e filmit”, tha ai.

I riu shqiptarë nuk shkëlqen vetëm në aktrim, pasi ai është I talentuar edhe në sportin e notit, dhe të modelingut.