Baballeshi: Në moshë të vogël u njoha me burgun dhe pabesitë. Ja sesi u futa në botën e muzikës
Ai shkoi deri në greminë por arriti të ngrihej e ti jepte jetës së tij një tjetër kuptim.
Pas një rrugëtimi aspak të vështirë në Itali ku u dënua për vjedhje banke, Fari Lleshi gjeti forcën të ndryshojë jetën e tij, nëpërmjet një pasioni që i lindi pikërisht në burg teksa vuante dënimin.
I ftuar në “Jeto me Orën” Fariu tregoi për vështirësitë që ka kaluar si dhe për planet e së ardhmes. Ai tregoi se përse të gjithë e thërrasin Baballesh.
“Ne nga Kukësi e kemi si shprehje që të gjithëve ju thërrasim babë,disa më thërrasin në mbiemër llesh dhe mbeti kështu” u shpreh reperi.
Fariu tregoi sesi emigroi në fillim për në Itali e më pas për në Angli.
“Në Itali ka qenë një kohë, kohë shumë të vështira të ’97 ku të gjithë fëmijët dhe të gjithë kishin granata apo armë në dorë dhe në vendin tonë pashë që nuk kishte të ardhme dhe u largova për më mirë në Itali dhe më pas nga Italia për në Angli më çuan problemet e tani jam në Shqipëri dhe kam vendosur mos të iki më” u shpreh Baballeshi.
Më tej ai tregoi edhe për peripecitë që ka kaluar në jetë.
“Burgu ka qenë, humbjet e personave gjëra të tilla. Por unë mendoj se të gjithë gabojnë e rëndësishme është që mos të gabojmë më. Pasi të gjithë gabojmë dhe të gjithë nga gabimet mësojmë. Unë kam ikur në një moshë shumë të vogël dhe kam kaluar shumë gjëra të vështira si burgu pabesi dhe unë kam një shprehje dashuri dhuroj dhe kafshës ndërsa njeriut ja fal zemrën gjen dobësinë dhe të thyen dhe kjo është e vërtet sepse e keqja vjen nga dora e njeriut dhe jo nga kafshët” u shpreh reperi.
“Tërbohet” ketri, plagos 18 persona në dy ditë sulmesh në Buckley
29 Dhjetor, 17:44
Ndër të tjera Baballeshi tregoi edhe për humbjen e gjyshes kur ka qenë në Itali një moment për të tepër i vështirë.
“Më ka ngelur fiksim momenti kur më ka vdekur gjyshja madje i kam dedikuar edhe këngën “Malli për prind” dhe kanë qenë ato mundësit që unë nuk erdha dot se isha në arrest shtëpie” u shpreh Fari Lleshi. Ai tregoi edhe se pse e mori vendimin për t’u rithyer në Shqipëri.
“Shumë njerëz më mungonin, shumë gjëra nga këtu më mungonin, guri i rënë në vend të vetë. Me kismet zotit do doja të merresha më vonë ose me shqipet në qeli ose me fëmijët jetim” u shpreh Fari Lleshi.
Baballeshi tregoi edhe sesi u përfshi në muzikë.
“Unë i kam vuajtur shumë gjëra dhe i kam mbajtur brenda vetes. Kur isha në burg më dhanë mundësin që të bëja teatër dhe aty fillova të bëja edhe freestyle” u shpreh Baballeshi. Ai tregoi se ajo çfarë e lidh me këngën dhe artin janë padrejtësitë, ndërkohë tregoi edhe për planet e së ardhmes në lidhje me karrierën e tij.
“Ndërkohë jam duke shkruar edhe një libër që del shumë shpejt në treg. Një projekt tjetër domethënës është edhe bashkëpunimi me Ardiana Celentaton që pres që të dal së shpejti” u shpreh Baballeshi.
Ai e përfundoi duke treguar se i do shumë fëmijët dhe është gati të bëhet baba i shumë fëmijëve.

