“Erdhi Ora” spektakli që do ju mbajë mbërthyer në ekran mbrëmjen e 31 dhjetorit. Nuk do mungojnë as kamerat e fshehta

“Erdhi Ora”. Mbrëmjen e ndërrimit të Viteve, RTV Ora do ju surprizojë me një spektakël të vërtetë.

Emra që kanë vënë vulën e tyre në muzikën shqiptare do të performojnë në spektaklin e fundvitit “Erdhi Ora” nën moderimin e Erjon Korinit dhe Ana Kallakut. 

Një mbrëmje festime me artistë të njohur.

Jua shuajmë pak kureshtjen.

Do të jeni nën shoqërinë e Bujar Qamilit, Petri Lulos, Kozma Dushit, Mateos Frrokut, Valbona Halilit, Maja e shumë të tjerë.

Nuk do të mungojnë skeçet e dyshes së humorit Rita Lati dhe Çekja.

Spektakli “Erdhi Ora” do të jetë skena ku do të performojnë dhe kërcejnë edhe shumë të rinj të talentuar.

Nuk do të mungojnë as kamerat e fshehta. Si kanë reaguar të famshmit shqiptarë.

“Erdhi Ora” nis në 21:00 të mbrëmjes së 31 dhjetorit dhe do të jetë një spektakël që do të zgjasë 4 orë.

Ejani të ndërrojmë vitet së bashku me Erdhi Ora në Rtv Ora.