Një propozim që nuk pranon dot refuzim/Robert Aliaj do bëhesh pishman që nuk the po!
D-Night shkon përtej parashikimeve dhe kalon çdo limit në sekondat e transmetimit të tij. Ndodhi një propozim live si asnjëherë tjetër. Por kush e bëri këtë gjë dhe përse?
Biseda me Robertin dhe zgjuarsia e të thënurit gjërat troç pa e vrarë mendjen fitoi një vlerësim nga vetë drejtuesja e programit.
Dajana: Të të them diçka live Robert?
Roberti: Po më thuaj.
Dajana: Do isha martuar shumë keq me ty dhe je i pari mashkull që unë propozoj në jetën time se kurrë nuk kam propozuar sepse jam shumë femër me vetëbesim dhe më kanë ngacmuar, por do isha martuar keq fare me ty dhe po t’a bëj propozimin direkt
Roberti: Je shumë e mirë…por si mund të martohem me ty kur nuk të shoh dot? Se nuk të kam as në ekran.
Dajana: Ti do t’a shikosh në You Tube dhe do të bëhesh shumë pishman më pas që nuk the po.
