Covid-19 në Kosovë, 1 viktimë dhe 12 raste të reja

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ka bërë me dije se gjatë kësaj kohe janë infektuar me virus 12 persona.

Ditën e sotme janë shëruar 4 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.000.

Në total numri i rasteve aktive është 349.