Stoiku i lirisë

Sot 30 vjet më parë u largua nga kjo jetë NJERIU, SHKRIMTARI, Modeli Qytetar, REBELI që klithi luftoi si stoik vetēm për lirinë dhe Dinjitetin.
Petro Marko ashtu si dhe biri tij Jamarbëri, përbuzēn hierarkitë zyrtare, çmimet apo vlerësimet prej tyre. Si bohem të lirisë shpirtit dhe mendjes, krijuan vlera në letërsi dhe integritet njerëzor.
Sot surrogatot e vazhdimsisë së socrealizmit në demonkrakarikature, vazhdojnë thurin himne për njëri-tjetrin duke u masturbuar e duke ngritur si ZOMBI modelin e paaftësisë, shërbëtorit të pushteteve, të njerëzve pa integritet moral dhe pa vlera arti dhe qytetarie. Këta gadavra janë ndotja mendore, intelektuale, letrare -artistike që vazhdon dhe qelb dynjanë, do të kujtohen përjetësisht për turpin dhe banalitetetin si sundim provincial dhunues ndaj qytetarisë dhe vlerave, siç po bëjnë dhe këtë 30 vjetor të largimit nga jeta të Petro Markos me heshtjen zyrtare kombëtare.
Sot po e kujtoj me vargjet që Jamarbëri i kushtoi Atit te tij pas largimit nga kjo jetë.
Petro Markos
Qytetin e fundit
E vendose pranë detit
Të gjeje të ardhëmen
Me duar fëmije
Qiellin më mësove të kap
Toka të tërhoqi
Në fshatin e fundit
Të bisedosh pa rreshtur me detin
Me duar do mundohem
Të mbyll plagët e qiellit.
Petro Marko e la me testament të pushonte nē Paqen e Amshueme në breg te detit Jon aty ku lindi dhe u rrit si fëmijë. Petro, po ashtu e la me testament që mos ti behej asnjë lloj ceremonie zyrtare dhe homazhe nga Qeveria apo Lidhja Shkrimtarëve dhe Artistëve. Kjo do te ishte fyerja më e madhe pasi gjithë jetën e lanë në vetmi dhe me drama familjare.