Pa energji pas stuhive, banorët e Klosit ankohen për rrjetin shpërndarës të energjisë

Furnizimi me energji elektrike mbetet një prej problematikave me të cilat përballen banorët e zonave të thella në qarkun e Dibrës gjatë muajve të dimrit.

Prefekti i Dibrës e quan të drejtë shqetësimin dhe thekson nevojën e investimeve në rrjetin shpërndarës.

Banorët e fshatrave të Klosit ankohen për probleme me furnizimin me energji kryesisht gjatë stinës së dimrit.

Shkak sipas tyre bëhet rrjeti i amortizuar i shpërndarjes dhe nënstacioni i Suçit ku sipas tyre investimet e fundit janë bërë 4 dekada më parë.

Duke theksuar se detyrimet i paguajnë në rregull, kërkojnë zgjidhjen e problematikës së furnizimit me energji.

Në të kundërt paralajmërojnë protesta.

Situatën në fshatrat e Klosit e pranon edhe prefekti i Dibrës i cili thekson nevojën e ndërhyrjeve në rrjetin shpërndarës.

Stuhia e borës dhe shiut e fillim dhjetorit la në terr për disa ditë banorët e zonave të thella në të gjithë vendin, duke nxjerrë në pah rrjetin e vjetruar të shpërndarjes së energjisë elektrike.