Zbulohet laborator i përpunimit të kokainës dhe heroinës në Patra të Greqisë, në pranga shqiptari. Droga e sekuestruar me vlerë 168 mijë euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2021, 09:54
Policia greke ka zbuluar një laborator të përpunimit të heroinës. Sipas informacioneve përgjegjës për laboratorin është një shtetas shqiptar të cilit ju gjet më shumë se 5 kilogramë heroinë dhe një kilogram kokainë brenda laboratorit.
Sipas të njëjtave burime, laboratori ishte krijuar në shtëpinë e shqiptarit në një zonë pyjore në Panagopula.
Sipas vlerësimeve fillestare, i arrestuari do të merrte më shumë se 87 mijë euro nga shitja e kokainës dhe 81 mijë euro nga heroina.
Në total, nëse sasia e heroinës dhe kokainës do të hidhej në treg, shqiptari, tashmë i arrestuar do të fitonte 168 mijë euro.
