Shkundet Greqia, 2 tërmete në orët e para të mëngjesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2021, 10:20
Greqia është tronditur nga dy tërmete mëngjesin e sotëm, 24 dhjetor.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, njëri tërmet me magnitudë 4.0 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 03:55, tre kilometra lindje-juglindje të qytetit Lefkada, ndërsa tjetri është me magnitudë 4.1 Rihter, është regjistruar në orën 03:17, 24 km në perëndim-veriperëndim të qytetit të Janinës.
Mediet greke njoftojnë se në faqen online zyrtare të Sekretariatit të Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile, qytetarët mund të gjejnë udhëzime specifike se çfarë duhet bërë në kohën e tërmetit dhe pas lëkundjeve sizmike

