Pas Shqipërisë, edhe Maqedonia fqinje konfirmon rastin e parë me Omicron
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2021, 18:23
Është konfirmuar rasti i parë me variantin Omicron në Maqedoninë e Veriut.
Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë, ndërsa ka bërë me dije se rasti i identifikuar është një person i ardhur nga Britania.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se pacienti i prekur ka shenja të lehta klinike dhe se është izoluar dhe po merr trajtim mjekësor.
Ndërkohë Varianti Omicron i koronavirusit ka mbërritur edhe në Shqipëri. Komiteti Teknik i Ekspertëve ditën e djeshme bëri me dije se janë identifikuar dy raste të para.
