Del nga shtrati përroi i Sopotit në Lazarat, dëmtohen banesa dhe bllokohet rruga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2021, 13:59
Reshjet e shiut që kanë përfshirë një pjesë të vendit rikthyen problematikat në Jug të vendit.
Në Gjirokastër, përroi i Lazaratit ka dalë nga shtrati duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në rrugën e lagjes Lënxat për shkak të inerteve.
Siç tregojnë pamjet, prurjet e shtuara të përroit kanë shkaktuar erozion duke rrezikuar muret rrethuese të disa banesave përgjatë tij.
Kjo situatë në Lazarat përsëritet sa herë që ka reshje shiu, ndërsa autoritetet në Gjirokastër mjaftojnë vetëm me ndërhyrje provizore për hapjen e rrugës dhe jo zgjidhje përfundimtare.

