Presidenti kroat viziton sot Kosovën, policia bllokon rrugët në Prishtinë, ja agjenda
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, do të mbërrijë sot në Kosovë për një vizitë zyrtare dyditore.
Gjatë vizitës në Kosovë, presidenti i Kroacisë do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.
Ceremonia e pritjes shtetërore nga presidentja Osmani do të fillojë nga ora 10:00 në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.
Pas ceremonisë së pritjes, Osmani do të zhvillojë një takim me homologun e saj kroat dhe pas takimit do të mbahet një konferencë për media.
Policia ka njoftuar se do të ketë përkohësisht bllokim të rrugëve në Prishtinë.
“Policia e Kosovës lidhur me vizitën e presidentit të Republikës së Kroacisë z. Zoran Milanović, njofton se: gjatë vizitës së tij, me 23 dhe 24 dhjetor 2021, policia do të angazhohet për ofrimin e sigurisë dhe përcjelljen e eskortës sipas agjendës së paraparë. Njoftojmë qytetarët së gjatë lëvizjes së eskortës së presidentit kroat, mund të ketë ndërprerje të përkohshme, në intervale të shkurtra kohore të qarkullimit të trafikut. Andaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këto masa që do të ndërmerren nga policia”, ka njoftuar policia.
Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar
23 Dhjetor, 09:10

