“Demokracia do të thotë dhe përgjegjësi”, Zoran Zaev reagon pas dorëheqjes në Parlament

Kryeministri Zoran Zaev ka reaguar pas ka dërguar me shkrim dorëheqjen e tij para Kuvendit.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shkruan se ka qenë një nder që t’i shërbejë popullit ndërsa ka shtuar se me dorëheqejen e tij ka lënë shembull detyre qytetare drejtuesve të ardhshëm.

Postimi i Zaev

Sot dhashë dorëheqje nga posti i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi. \n

Demokraci do të thotë edhe përgjegjësi. Me dorëheqjen time, marr përgjegjësinë dhe u lë shembull detyre qytetare drejtuesve të ardhshëm, por gjithashtu jep një kontribut tjetër në forcimin e kapaciteteve demokratike të vendit.

Ka qenë një nder i madh të shërbesh dhe të kesh besimin e shumicës së popullit këto katër vitet e fundit.

Dua të falënderoj deputetët në Kuvend, këtë dhe kushtetutat e mëparshme, anëtarët e të dy qeverive gjatë mandatit tim në detyrë, dhe qytetarët e shtetit tonë.

Uroj mbarësi dhe begati për të gjithë qytetarët tanë, të gjithë komunitetet, të gjithë njerëzit tanë.