Antimafia italiane në aksion, shkatërron 9 grupe kriminale, 283 persona në pranga
Antimafia italiane në bashkëpunim me Shqipërinë dhe disa vende europiane ka arrestuar 283 kriminelë, ka shkatërruar 9 organizata kriminale dhe sekuestruar 10 milionë euro.
Antimafia italiane në bashkëpunim me forcat policore shqiptare, amerikane, belge, hollandeze, kroate, franceze, gjermane, australiane, norvegjeze, austriake, gjeorgjiane, letoneze, malteze, lituaneze, polake, spanjolle, sllovene, suedeze, çeke, e malteze kanë organizuar 171 misione ndërkombëtare, kanë kryer 55 investigme ndërkombëtare e kanë aktivizuar 736 investigime me rezultat e arrestimin e 283 kriminelëve, shkatërrimin e 9 organizatave kriminale dhe sekuestrimin e 10 milionë euro.
"Nga këndvështrimi operativ, hetimet ndërkombëtare zhvilluar nën koordinimin e Shërbimit për Bashkëpunimin Internacional të Policisë së Departamentit të Sigurisë publike, kishin të bënin me mafian italiane, grupet kriminale të etnisë shqiptare por dhe me rrjetet kriminale të vendeve të Europës veri lindore e vendet aziatike, të përfshirë në aktivitete të ndryshme kriminale mes të cilave trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike, e pastrimi i parave me prejardhje të paligjshme përmes rrjeteve kriminale të specializuara", shkruan komunikimi zyrtar i antimafias italiane, DIA.

