Zjarr në një ndërtesë në Japoni, 27 persona dyshohet se kanë humbur jetën
Të paktën 27 persona dyshohet se kanë humbur jetën pas një zjarri në një ndërtesë tregtare në Japoninë perëndimore, sipas transmetuesit NHK.
Zjarri shpërtheu në katin e katërt të një ndërtese tetë-katëshe në një zonë tregtare dhe argëtimi në qytetin e Osaka të premten, 17 dhjetor.
Një zyrtar në departamentin e zjarrfikësve të qytetit Osaka i tha Reuters se 27 persona pësuan arrest kardiopulmonar, termi i përdorur në Japoni përpara se një vdekje të konfirmohej zyrtarisht.
TV Asahi tha se nëntë persona janë konfirmuar të vdekur.
Videot e transmetuara në rrjet treguan tym që dilte nga dritaret e katit të katërt të ndërtesës, ku ndodhet një klinikë psikiatrike.
Katet e tjera të ndërtesës, e cila është afër stacionit kryesor të Osakës në qendër të qytetit, ishin të zëna nga një sallon bukurie, një dyqan rrobash dhe një shkollë , tha NHK.
Burime policore i thanë Kyodo News se po hetojnë zjarrvënien e dyshuar, duke përfshirë raportet se një burrë ndezi zjarr në ndërtesë.
Burri besohej të ishte një pacient në klinikë, tha gazeta Mainichi.
