E trishtë! 7-vjeçari humb të dyja këmbët për shkak se u dhunua nga prindërit
Një skenë tmerri e paimagjinueshme po bën xhiron e botës.
Mediat e huaja kanë raportuar rastin e shtatëvjeçari Tony Hugel, i cili ka humbur dy këmbët, për shkak të dhunimit brutal që i kanë bërë dy prindërit e tij.
Para disa vitesh Tony-t iu prenë të dyja këmbët për shkak të lëndimeve të shumta që kishte pësuar që në foshnjëri.
I vogli ka pasur fatin të gjejë ngrohtësinë në një familje tjetër që e ka adoptuar, ndërsa ka arritur të mbledhë një shumë prej mbi 1.5 milionë paund, të cilat sipas mediave do shkojnë për fushatë kundër abuzimit të fëmijëve
Shtatëvjeçari tani jeton me prindërit e tij birësues, Paula dhe Mark Hugel. Ai është takuar me Princin William dhe gruan e tij Kate Middleton, dhe historia e tij e trishtë ka prekur botën.
Kate thirri familjen në ngjarjen në Westminster pasi u impresionua nga lëvizjet bamirëse të prindërve të tij Toni të cilët dhanë 1.5 milionë paund, për spitalin Evelina London's Children's Hospital.
‼Video from #PrinceWilliam& #DuchessofCambridge meeting little hero Tony hudgell during a Christmas Carol service♥️
— Omayma kingdom ???????????? (@omabelllll) December 10, 2021
The SERVICE HOSTED by Duchess,tribute to the incredible work of individuals and organisations across the UK who have supported their communities through pandemic pic.twitter.com/gdY1obh6bb
Pas takimit me William dhe Kate, prindërit birësues të të voglit shkruan në Twitter: Toni ende nuk e kupton fuqinë dhe ndikimin e madh që ka në botë. Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ishin vërtet të mrekullueshëm me të. Ata po flisnin me ne. Ishte me të vërtetë një mbrëmje speciale.
Ndërkohë dy prindërit biologjikë të 7 vjeçarit janë shpallur fajtor për dhunë ndaj fëmijës së tyre dhe në vitin 2018 u dënua me dhjetë vjet burg.
